FANDOM


Herb Kurowa

Kurovi (polonisht Kurów) asht fshat në juglindje të Polonisë, mes qyteteve Pulavi dhe Lublin, në breg të lumit Kurovka. Asht kryeqytet i nji rrethi (gmina) të veçantë në provincën (vojvodska) e Lublinit dhe i ka 2781 banorë (viti 2007).

Diku mes viteve 1431 e 1442, fshatit iu akorduen të drejtat e qytetit në bazë të Ligjit të Madgeburgut. Si qytet privat, ka qenë qendër e tregtisë së ushqimit në rrethinë. Shumë fabrika për përpunimin e leshit dhe lëkurës kanë funksinue këtu gjithashtu. Në shek. XVI, Kurovi ishte një nga qendrat e kalvinizmit, kur shumë prej kundërshtarëve polakë të shëndërtatit (arianistët) u vendosën aty. Kah viti 1660, shumica e banorëve ishin kthye në arianistë.

Pas vitit 1660, qyteti e ndan historinë me pjesën tjetër të rajonit. Me 1795, pas copëtimit të tretë të Polonisë, Kurovi u aneksue prej Austrisë. Me 1809, u ba pjesë e Mbretnisë së Polonisë. Gjatë Kryengrritjes së Nandorit, në shkurt 1831, nji betejë e vogël u zhvillue në Kurov, me ç’rast ushtrija polake i shpartalloi rusët. Me 1870, gjatë Kryengritjes së Janarit, Kurovi e humbi aktin themelues qi e përkufizojke si qytet. Këte nuk e ka rifituar ma. Prej vitit 1918, Kurovi asht përsëri pjesë e Polonisë.

Me 9 shtator 1939, gjatë Luftës për Mbrojtjen e Polonisë siç quhet në polonisht fillimi i Luftës së Dytë Botnore, fshati u bombardue randë prej gjermanëve. Ndër caqet e shkatërrueme ishte edhe nji spital civil (i shënuem me kryqa të kuq), ku u vranë shumë njerëz. Gjatë LIIB, Gjermanija instaloi kampe të punës për të burgosun. Me 1942, një geto e vogël u themelue. Sidoqoftë, shumë polakë të burgosun në Kurov ikën e iu bashkangjitën çetave të ushtrisë polake që veprojshin në malet përreth.

Për turistët asht e veçantë kisha e renesancës (rinovue me 1692) me vorrin e familjes Zbaski dhe skulpturat e Santi Guçit (1587). Kurovi asht vendlindja e gjeneralit Wojciech Jaruzelski.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Więcej z Fandomu

Losowa wiki